Tensionohet situata në Kamëz. Policia ka hedhur gaz lotsjellës drejt protestuesve, të cilët kërkonin të futeshin në KZAZ. Në momentin që policia ka hedhur gazin shumë qytetarë janë lënduar, bashkë me ta edhe oficerët e policisë.
Një qytetar ka humbur ndjenjat, pasi është bllokuar nga gazi lotsjellës që ka hedhur policia. Protestuesit kanë bllokuar rrugën Tiranë-Kamëz dhe pritet që të bllokojnë edhe aksin Kamëz-Tiranë.










































