Google search engine

    Situatë e nxehtë politike/ KQZ thirrje tjetër urgjente bashkive: Dekreti i Presidentit absolutisht i pavlefshëm, lexoni rezolutën e Ballës (Dokumenti)

    0
    441

    Ditën e sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dërguar një tjetër shkresë zyrtare në adresë të të gjithë kryetarëve të bashkive, duke u kërkuar lirimin e ambjenteve të KZAZ-ve. KQZ u thotë atyre që duhet të kenë parasysh, të lexojnë e të nxjerrin mësime nga rezoluta e Taulant Ballës në Parlament, dhe të mos shohin, të mos konsiderojnë dekretin e Presidentit.

    Sipas KQZ është rezoluta e Taulant Ballës që u miratua në Kuvend me 100 vota, burimi i ligjshmërisë. Ndërsa, dekreti i Presidentit është absolutisht i pavlefshëm.

    Ky lloj interpretimi mjeran dhe qesharak, e nxjerr edhe një herë në pah se KQZ nuk ka ndërmend të bëjë rolin si garante e një procesi zgjedhor të lirë e të ndershëm, por thjesht të shërbejë si hallkë për të cuar deri në fund porosinë e partisë.

    Më poshte keni shkresat e KQZ për bashkitë e opozitës që kanë kërkuar lirimin e ambjenteve të KZAZ, një kërkesë kjo që erdhi pas Dekretit të Presidentit Meta, i cili anuloi zgjedhjet e 30 qershorit, dhe hapi rrugën për një marrëveshje politike për të shkuar drejt një date të re zgjedhjesh.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here