Situatë alarmante/ Goditet në kokë vëllai i kryedemokratit të Burrelit, niset me helikopter drejt Traumës

0
264

Një situatë alarmante raportohet nga Burreli ku në KZAZ-në16, forcat policore u përplasën me disa protestues të djathtë.

Shkak ishte moslejimi i materialeve zgjedhore nga ana e protestuesve. Për të qetësuar turmën, polica hodhi gaz lotsjellës ndërsa u raportua se të plagosur mbetën efektivë dhe qytetarë.

Ndërkaq, mësohet se mes të plagosurve është edhe Alfred Lika, vëllai i kreut të PD në Mat i cili sipas pretendimeve nga familjarët është goditur me shkop gome pas koke nga policia.

Ai është nisur me një helikopter për t’u transportuar nga Burreli drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here