Sende të forta, shkopinj e gaz lotsjellës/ Nënkryetari i bashkisë Kamzë apel të fortë Lleshajt: Arresto Metën dhe ne tërhiqemi!

0
266

Nënkryetari i bashkisë Kamëz , Vendim Demaj thotë se kishin shkuar sot paradite në ambientet e shkollës Ibrahim Rugova” për të parë nëse ishin liruar ambientet nga materialet zgjedhore siç është urdhëruar në zbatim të dekretit të presidentit Meta.

Demaj sqaron dhe përplasjen që ndodhi para ambienteve të KZAZ.

“Policia bashkiake është urdhëruar për të zbatuar dekretin e presidentit por kemi hasur në rezistencën e forcave të policisë. Këtyre të fundit u është kërkuar që ti vejnë në dispozicion urdhrin që kanë por veç urdhrit verbal nga ministri Lleshi nuk kanë urdhër tjetër.

Ne hasëm në provokimin e forcave të policisë. Shefit të komisariatit i kërkova që unë dhe shefi i policisë bashkiake të hyjë në ambientet e shkollës të shohim nëse materialet zgjedhore janë apo janë larguar. Aty hasëm nën presionin e policisë që u goditëm me shkop gome dhe gaz lotsjellës.”

Bashkia Kamëz i është drejtuar disa ditë më parë  KQZ dhe KZAZ për lirimin e ambienteve publike si shkolla “Ibrahim Rugova” dhe Demaj nënvizon se nuk do heqin dorë deri në zbatimin e dekretit i cili nëse ministri i Brendshëm do ta bëjë nul duhet të arrestojë presidentin Ilir Meta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here