Google search engine
Home Aktualitet Opozita e përçarë për protestën e 21 qershorit, Basha kërkon pjesëmarrje, Berisha-Kryemadhi...

Opozita e përçarë për protestën e 21 qershorit, Basha kërkon pjesëmarrje, Berisha-Kryemadhi s’heqin dorë nga dhuna dhe molotovët

0
356

Protesta e 21 qershorit duket se ka thelluar përplasjet dhe mosmarrëveshjet brenda opozitës. Protesta së premtes që vjen do të jetë e nënta e madhe e organizuar për këtë vit nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, ndërsa shihet si vendimtare nga shumë demokratë. Por gazeta ka mësuar se presionet ndaj kryedemokratit, Lulzim Basha janë rritur ndjeshëm si nga ish-kryeministri Sali Berisha, ashtu edhe nga njerëzit e tij në bazë. Po ashtu, presione ndaj Bashës ka pasur edhe nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe kryetarja e kësaj partie, Monika Kryemadhi. Sipas informacioneve, Berisha dhe njerëzit e tij në bazë, janë përgatitur që në këtë protestë duhet me patjetër të ketë dhunë, ndërsa kanë vënë si kusht me patjetër rrëzimin e Ramës. Në këtë kontekst, mësohet se ish-kryeministri, kryetarja e LSI dhe mbështetësit e tyre do të përdorin si alibi për të shkaktuar dhunë në protestën e së premtes, përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “Bild” dhe pretendimet e Partisë Demokratike se Bashës i rrezikohet jeta. Kështu që sipas tyre, e vetmja rrugë për rrëzimin e qeverisë janë revoltat dhe jo protestat e qeta, sikundër i ka bërë Basha gjatë këtyre javëve. Po ashtu, burimet saktësuan se Berisha dhe njerëzit e tij, siç janë ata në bazë por edhe ish-deputetët, kanë qenë të prerë në kërkesat e tyre, duke e quajtur këtë protestë si vendimtare dhe jo shëtitje sikundër është bëri në tetë tubimet e tjerë. Mësohet se ish-kryeministri dhe njerëzit e tij janë shprehur se po nuk ra Rama në 21 qershor, as ka për të rënë më. Ndërkohë që, të njëjtat burime theksuan se duke filluar nga protesta e së premtes së 21 qershorit do jetë Berisha, madje dhe Kryemadhi, të cilët do të marrin frenat e opozitës, sa i takon përballjes së saj me qeverinë. Pra, duket qartë se Berisha dhe Kryemadhi nuk ndahen dot nga dhuna dhe se sulmet me bomba molotov ndaj qeverisë dhe institucioneve janë shpëtimi i tyre.

Basha kërkon të rrisë numrin e pjesëmarrësve

Ndryshe nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, të cilët kërkojnë dhunë e kaos, për kryetarin e PD, Lulzim Basha e rëndësishme është pjesëmarrja. Mësohet se Basha iu ka kërkuar vartësve të vetë që të premten e 21 qershorit të protestojnë qetësisht. Po ashtu, mësohet se kryedemokrati ua ka bërë të qartë të vetëve se për të dhe partinë që drejton e rëndësishme është pjesëmarrja, në mënyrë që në tubimin e të premtes të ketë sa më shumë njerëz dhe jo thirrjet për dhunë. Nga ana tjetër, mësohet se Basha ka kërkuar nga vartësit e tij që të mbledhin sa më shumë qytetarë në protestë, e cila duhet të jetë demokratike. Po ashtu, mësohet se kryedemokrati ka kërkuar nga krerët e degëve që të zhvillojnë takime intensive me qytetarët dhe të shpërndahen në për zonat e tyre, në mënyrë që t’ju gjenden afër qytetarëve dh t’i mbështesin, duke iu ofruar ndihmën e nevojshme për transportin drejt Tiranës. Por kjo tërheqje e Bashës nga skenarët destabilizues, vjen në një kohë kur ndërkombëtarët kanë shtuar presionet ndaj kreut demokrat, duke i kërkuar që të distancohet nga dhuna. Ndërkohë që, përmes këtyre porosive drejtuar krerëve të degëve, kreu i Partisë Demokratike tregon qartë se ai është distancuar edhe nga skenarët destabilizues të Berishës dhe Kryemadhit. Këta të fundit, kërkojnë me ngulm që vendi të shkojë drejt destabilizimit. Ndërkohë që, Basha dhe njerëzit e tij nuk pajtohen kurrsesi me deklaratat radikale dhe kërkesat e Berishës dhe Kryemadhit për të shkaktuar dhunë. Pra, tanimë duket se kemi dy klane në opozitë. Megjithatë, mbetet për t’u parë të premten se çfarë do të ndodhë më konkretisht.

Rigels Seliman

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here