Google search engine
Home Aktualitet Nuk tërhiqet qeveria Rama, bëjnë lëvizjen e radhës për zgjedhjet e 30...

Nuk tërhiqet qeveria Rama, bëjnë lëvizjen e radhës për zgjedhjet e 30 Qershorit

0
325

Mbërrijnë në Shqipëri 3 606 815 fletë votimi për zgjedhjet e 30 qershorit.

Mësohet se fletët e votimit u prodhuan në Slloveni me një kosto prej 600 milionë lekë.

Edhe pse jemi në kushtet e një krize politike që u thellua më tej me anulimin e dekretit të zgjedhjeve nga ana e Presidentit Meta, mesa duket qeveria nuk tërhiqet për zgjedhjet e 30 qershorit.

Në një nga mbledhjet e KQZ një nga arsyet që u parashtrua për mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor, ishte edhe kostoja financiare e harxhuar deri më tani për përgatitjen e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here