Policia bashkiake e Kukësit dhe policia e rendit kanë bërë marrëveshje për nxjerrjen pa dhunë të materialeve zgjedhore nga KZAZ numër 11.
Pak minuta më parë në KZAZ e Kukësit pati tensione dhe përplasje ku mbeti i plagosur një punonjës policie.
Për shkak të përplasjes policia është detyruar të hedhë gaz lotsjellës nga tarraca për të shpërndarë turmën.
Prej disa orësh punonjës të bashkisë dhe mbështetës të opozitës kërkonin lirimin e ambienteve zgjedhore në qytetin verior.