Analisti Skënder Minxhozi ka bërë një deklaratë të fortë nga emisioni ‘Real Story’, kur ka kujtuar 8 majin e 2011-tës, kur Lulzim Basha duke tjetërsuar votën, përpara të gjitha mediave në mes të ditës, i vodhi mandatin Edi Ramës.
Minxhozi e cilëson atë akt trafikimin e pastër të votës nga njëra anë e tavolinës në anën tjetër, përballë të gjitha kamerave. Sipas Minxhozit, ky është një krim i pastër elektoral që s’kemi pse e kërkojmë në Maqellarë, por thjeshtë t’iu rikthehemi arkivave.
“Kur dëgjoj Lulzim Bashën të flasë për zgjedhjet më vjen ndërmend bashkia e Tiranës (2011). Ai është një rast kur bashkia më e rëndësishme është trafikuar politikisht nga njëra anë e tavolinës në anën tjetër përballë kamerave.
Në qoftë se ka një krim elektoral që shkojmë e gjuajmë në Maqellarë, duhet që të shkojmë te Pallati Kongreseve ku ka qenë KQZ dhe të hapim arkivat për të parë se çfarë ka ndodhur”, thekson Minxhozi.