Shtyhet seanca e parë për Saimir Tahirin dhe 3 ish policët, shkak është bërë mosnjoftimi i të pandehurve. Seanca e radhës u la në 3 korrik ora 09:00.
Gjatë seancës, Tahiri i kërkoi gjykatës që të mos shfrytëzojë afatet ligjore dhe të shtyjë për 2 javë seancën, pasi kërkon gjykim të panderprerë . “A ka mundësi që të bëjmë gjyqe çdo ditë. Kam dy vite që pres”, eshte shprehur Tahiri.
Nderkohe ne nje pronocnim per mediat ne dalje te gjykates, Tahiri ka sqaruar pse ka kerkuar gjykim te shkurtuar, duke thene se ai eshte i vetmi i interesuar te behet ky proces, nderkohe qe te tjere, pa permendur emra, sipas tij, duan te zvarritet procesi dhe ai vete.
“Ju e dini fort mirë që të pranosh gjykimin e shkurtuar nuk do të thotë të pranosh fajësinë, e dini shumë mirë. Unë e kërkova se nuk ka nevojë të zgjatet dhe zvarritet, ka shumë që janë të interesuar që kjo situatë të vazhdojë, situata të zvarritet, unë të zvarritem në procese gjyqësore, jam i vetmi i interesuar që ky proces të bëhet”- tha ai.
Pyetur per mesazhin e dhene ne ditelindjen e 28-te te PS-se, ku falenderonte mbeshtetesit e thjeshte dhe shkruante se te gjithe te tjeret kane gabuar, Tahiri nuk ka pranuar te beje shume komente.










































