Ish-ministri Saimir Tahiri pasi doli nga Gjykata e Krimeve të Rënda ka pasur një debat të shkrurtër me gazetaren Klodiana Lala.Ajo e pyeti nëse kërkesa për gjykim të shkurtuar i cili ka kërkuar Tahiri ditë për ditë është pranim i fajësisë. Debati:“Keni pranuar ju fajin? Ju jeni ministri më jetëgjatë” Tahiri: Unë s’jam këtu për politikë, ju flisni shumë…Lala: Po ju jeni ministri më jetëgjatë në historinë e pluralizmit Tahiri: Jam ministri më jetëgjatë, jam edhe ministri më i mirë. Unë kërkova gjykim të shkurtuar që të mos zvarritet çështja. Kam arsye të besoj se ka shumë njerëz të interesuar që situata të zvarritet. Jam i vetmi që jam i interesuar për drejtësi.








































