Google search engine
Home Aktualitet “E di doktoresha këtë?”, Rama mesazh të koduar Metës, befason dhe me...

“E di doktoresha këtë?”, Rama mesazh të koduar Metës, befason dhe me atë që thotë për Fatos Nanon: Edhe kur ishte ky figura, shoku ynë që na iku për duarsh…

0
313

Kryeministri Edi Rama nuk e ka kursyer ironinë për protestat e opozitës, me parullën “Rama ik”. Në bisedë sot me banorë të njësisë administrative 11 në Tiranë, Rama ka kujtuar se opozita këtë punë ka pasur gjithmonë.

 “Këtë punë kanë bërë, edhe me Fatosin, Nano ik, edhe kur ishte ky figura, shoku ynë që na iku për duarsh, Ilir Meta, ‘Meta ik’. Janë kaq dembelë sa edhe parullën e heqin vetëm emrin, dhe lënë ik, nuk ndryshojnë dot. Dhe gjithë jetën ik, ik, ky muhabet. Ik, ik, se do vi unë, po hajt fito, jo po ik ti të vij unë, se ti këtej, e andej, e bam e bum, e bam e bum shfrytëzojnë njerëz të verbër dhe i cojnë nëpër burgje”- tha Rama.

Në fund nuk la pa shigjetuar edhe kryetaren e LSI-së. “E di doktoresha këtë punë, ethet nxjerrin të keqen, janë ca ethe që nxjerrin të keqen dhe pastaj ndryshon gjithë fiziologjia, në rregull jeni, vetëm ruani KZAZ”- tha Rama duke buzëqeshur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here