DOKUMENTI/ PS dërgon në Kuvend propozimin:Kush pengon zgjedhjet do t’i ndalohet lëvizja në BE dhe SHBA për …

0
302

Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati ka depozituar në Kuvend propozimin për të modifikuar kodin penal për të ndaluar daljen jashtë Shqipërisë të atyre personave që cenojnë zgjedhjet. 

Projektligji është futur nga kreu i kuvendit Gramoz Ruçi, për votim në seancën e të enjtes, ku duhet të marrë 84 vota për t’u miratuar. 

 “Ndalimi i daljes jashtë territorit të Shqipërisë jepet nga Gjykata për një kohë nga pesë deri në dhjetë vite ndaj personit që kryen vepër penale që cenon zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve”- thuhet në propozim. 

Një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga  kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me banorë të njësisë administrative nr. 1 Tiranë., ku tha se nuk do lejohet të dalin nga vendi 5-10 vite kush kryen krim elektoral.

“Kjo masë do të kalojë nesër në Parlament dhe se e gjithë kjo rrëmujë bëhet nga frika e reformës në drejtësi.  Keqardhje për ata që i ndjekin se po përfundojnë burgjeve! Shkojnë në burg për Lulin dhe për fallxhoren. Këta të fundit nxisin njerëzit të bëjnë rrëmuja, vetë flenë në shtëpitë e tyre”, tha Kryeministri.

Ndërkohë sot gjatë ditës së djeshme janë shënuar incidente në disa KZAZ në Shkodër, Burrel, Kukës, Pogradec qytete të cilat drejtohen nga kryebashkikakë demokratë. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here