Pothuajse në të gjithë Shqipërinë kanë shpërthyer përplasje dhe tensione që në mëngjes, pas Kamzës dhe Burrelit, përplasje mes policisë dhe mbështetësve ka pasur edhe në Pogradec, ku ka ndodhur në qendrën e votimit nr 70 në Bilisht.
Ish deputeti i PD Klevis Balliu iu ka bashkuar militantëve të Partisë Demokratike.
Pogradeci është bashkia e radhës e drejtuar nga PD ku kanë nisur incidentet për shkak të dekretit të Presidentit Ilir Meta, i cili vendosi anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.
Ky dekret, i cilësuar nul nga mazhoranca ka futur vendin në një krizë edhe më të thellë institucionale dhe politike.
Në Shkodër, Tropojë, Kamëz, e Kavajë janë shënuar incidente, ndërkohë që situata është e tensionuar edhe në Kukës dhe bashkitë e tjera të drejtuara nga PD.







































