Google search engine
Home Aktualitet Dashi Aliko dhe Tritan Shehu përplasen me Policinë, çfarë po ndodh në...

Dashi Aliko dhe Tritan Shehu përplasen me Policinë, çfarë po ndodh në Gjirokastër?

0
404

Pas Kavajës, Kamzës, Bilishtit, Burrelit  kanë nisur  tensionet edhe në Gjirokastër. Policia e rendit nuk ka lejuar përfaqësuesit e PD dhe LSI-së që të futen në ambientet e KZAZ nr. 78 që është vendosur te Pallati i Sportit për ta liruar.

“Gjendja është në pozicion të kundra ligjshëm, arbitrar nga policia dhe KQZ që kanë uzurpuar një ambient publik. Në Shqipëri nuk ka zgjedhje sipas Presidentit. Kemi të bëjmë me një veprim që bie ndesh me ligjin, ata që po veprojnë sot do të mbajnë përgjegjësi.

Pronari i këtij institucioni është bashkia dhe të mos e mbajë të bllokuar për një proces të paligjshëm, të pa realizueshëm” tha Tritan Shehu. 

Policia deklaron se njeh KQZ-në dhe jo Presidentin. Jemi në momentet e puçit institucional. Do të rezistojmë. Nuk pretendojmë që të ndodhë ajo që ndodh në trevat e tjera, pasi jemi në Gjirokastrën e kulturës” tha ai. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here