Ish-deputetja e PD-së Dhurata Çupi është shoqëruar sot në polici së bashku me kryetaren e FRPD-së në Mat Denisa Vata pas incidenteve të dhunshme në KZAZ-të e qarkut Mat. Ish-deputetja ka dalë nga komisariati i Burrelit. Ajo u shoqërua nga dy persona me maska në një furgon policie. Fotoja është një selfie e Denisa Vatës, kryetare e FRPD-së në Burrel gjate shoqërimit.
