Arrestohen tre zyrtarë dhe 2 qytetarë/ Vjen paralajmërim urgjent i PD-së: Është vetëm fillimi! Kjo është një prej situatave më të rënda

0
278

Kreu i Partisë  Demokratike në Shkodër, Xhevdet Amuli i ka kërkuar policisë të lirojë të arrestuarit që u përplsën ditën e djeshme me policinë.

“Lironi të arrestuarit ose do të përballeni me qindra mijëra qytetarë tek dyert e policisë. Shërbëtorët e krimit dhe të Edi Ramës i lidhur me krimin dhe korrupsionin arrestuan qytetarë të cilët thjeshte shprehën revoltën e tyre civile ndaj zgjedhjeve njëpartiake të 30 qershorit që pretendon qeveria. Qytetarët po përjetojnë një prej situatave më të rënda, shkaku dhe e keqja ka vetëm një emër, ai është kryeministri Rama.

Është ky njeriu që pasi i ka grabitur qytetarët po i shpie drejt një përplasje civile. Ajo që po ndodh në Shkodër dhe qytetet e tjera është vetëm fillimi i reagimit qytetar ndaj instalimit të diktaturës së re. Zgjedhje më 30 qershor nuk mund të ketë dhe kryeministri nuk duhet të provokohet sepse qytetarët s’do ta lejojnë”,deklaroi kreu i PD-së në Shkodër.

Tre punonjës të Bashkisë Shkodër dhe 2 qytetarë janë arrestuar gjatë natës në kryeqendrën e veriut të vendit, pas incidenteve në shkollën ‘Shejnaze Juka’, ku është vendosur KZAZ-ja nr.3. Të arrestuarit janë Gentian Bytyqi dhe Alfred Nikolli, dy policë të bashkisë, specialisti i bujqësisë Adi Garuci, ndërsa personi tjetër i prangosur Aleks Ndoj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here