Google search engine
Home Aktualitet A ka lidhje Ilir Meta me kërcënimin me jetë të Lulzim Bashës?

A ka lidhje Ilir Meta me kërcënimin me jetë të Lulzim Bashës?

0
329

Prej 2 ditësh, në qarqet e politikës flitet se kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës i rrezikohet jeta. Vetë Basha nuk ka thënë asnjë fjalë mbi këtë çështje, ndërkohë që lajmi u bë publik pikërisht nga PD. Nga ana tjetër, nga Presidenca u mësua se presidenti Ilir Meta kishte kërkuar menjëherë takim me kreun e SHISH dhe atë të Gardës së Republikës. Por, çfarë po ndodh në të vërtetë? Burime bëjnë me dije se ekzistojnë disa përgjime, ku disa persona flasin për kërcënimin me jetë të Lulzim Bashës. A janë këta njerëz, të njohur të Ilir Metës? A ka lidhje Ilir Meta me kërcënimin me jetë të Lulzim Bashës? Në fakt, pavarësisht se bashkëshortja e Metës, Monika Kryemadhi dhe kreu demokrat Lulzim Basha kanë firmosur prej më shumë se 1 viti një koalicion të përbashkët opozitar, divergjencat mes tyre kanë qenë të dukshme që në ditët e para. Monika e prirur drejt një opozite ekstremist të dhunshme si në fjalor ashtu dhe në veprime gatshme, ndërsa Basha i tërhequr drejt një opozite paqësore dhe demokratike. Divergjencat vijojnë edhe sot, megjithëse Basha ka lëshuar mjaftueshëm, që nga bindja për të djegur mandatet e deri tek protestat. Jo për ato të dhunshme. Pikërisht për këto të fundit, nisur nga hezitimi i Bashës, frerët e PD i mori Berisha. Miqësia Meta-Berisha është e njohur ndërkombëtarisht, ndërkohë që shqiptarët i shohin çdo ditë veprimet e tyre ekstreme, drejt një destabilizimi të mundshëm të vendit. Herë si president, e herësi kreu i LSI, Ilir Meta ka dalë totalisht nga binarët e Kushtetutës, me qëllimin e vetëm; Rrëzimin e qeverisë së Edi Ramës. Skenarët e dyshes Meta-Berisha kanë nisur dhe aktualisht institucionet më të lartat vendit janë futur në një konflikt të pashoq. Protestat e opozitës do të vijojnë me datë 21 qershor dhe thuhet se do të jenë edhe më të dhunshme se të parat. Me pak fjalë, Meta-Berisha po bëjnë çdo gjë që vendi të shkojë në kaos dhe qeveria të dorëhiqet. Lind pyetja, ç’lidhje ka kërcënimi me vrasje ndaj Bashës,në këtë situatë? A nuk do t’i shërbente kjo opozitës si një kauzë e mirëfilltë për të rrëzuar qeverinë? Precedenti ekziston. Vrasja e Azem Hajdarit shërbeu mjaft mirë për të rrëzuar shtetin në 1998. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here