Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati u shpreh se përplasja e qytetarëve dhe zjarrëvënia e materialeve zgjedhore në Shkodër është e provokuar nga forcat politike.
“Nuk më duket porpocional reagimi që juve ju duket i drejtë. Këto skena dhune nuk duhet të jenë reagimi normal i një vendi që është drejt integrimit. Nuk janë gjysma e bashkive janë vetëm 25%. Ky reagim është provokuar nga forcat politike. Sot kemi pasur një vendim pozitiv të KE. KE e ka quajtur progres pozitiv të progresit që ka bërë Shqipëria dhe Maqedonia. Ne e kemi bërë atë që është kërkuar,” tha Bushati.