Ish kryetarja e Parlamentit, jozefina Topalli në një postim në rrjetet sociale ka reaguar për incidentin në Shkodër.
Sipas Topallit, djegia e shkollës nuk është historia e shkollës.
Topalli shkruan se një demokrat nuk djeg as mandate dhe as shkolla.
Postimi i Topallit:
Djegia e shkollës nuk është historia e Shkodrës. E kundërta eshte historia e ketij qyteti. Kjo nuk ka ndodhur kurre ne 3 dekada. Nje demokrat nuk djeg as mandate as shkolla. Nje democrat i vertete nuk hedh as molotov as ka frike nga zgjedhjet. Demokratet nuk kane patur frike ne ‘97 kur gjysma e territorit kontrollohej nga bandat. Nuk largohet Rama duke refuzuar parimet e vlerat e demonracise. Partia demokratike lindi si enderr e lirise dhe e te drejtes me votu. Ai qe mendon se do pengoje te drejten e votes nuk eshte demokrat.









































