“Shkëndijat kanë filluar që sot”, Artan Hoxha bën deklaratën e fortë: Ja çfarë parashikohet të ndodhë me 30 qershor

0
287

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar sërish situatën e tensionuar politike në vend pas vendimit të presidentit Ilir Meta që vendosi që thyej dekretin e tij dhe të shtyjë zgjedhjet.Hoxha u shpreh se përplasjet që kanë ndodhur sot në Tropojë janë një shkëndijë, duke vënë theksin se në këtë situatë që ndodhemi ku institucionet nuk njohin njëra-tjetrën është krijuar një ngërç i madh.

“Opozita ka gjithë të drejtën që përgjimet ti kthejë në kauzë. Populli ka të drejtë të protestojë. Ajo çfarë ka ndodhur sot në Tropojë, Shkodër, Kamëz, Vaun e Dejës është një shkëndijë.Nëse Parlamenti s’njeh presidentin, presidenti snjeh Parlamentin. Kryeministri snjeh opozitën dhe kjo thotë se njohim Ramën për Kryeministër. Ku do shkojmë, çfarë ndodh me 30 Qershor? Në këtë pikë 27 bashki i ka PD-LSI dhe 34 i PS-ja, këta të opozitës thonë që njohin dekretin e Presidentit, po nëse Presidenti del me një datë për zgjedhje dhe këto 34 të PS-së nuk e njohin çfarë ndodh? Bashkitë kanë polici bashkiake të cilët janë të armatosura edhe bjeri ti biem pastaj”,-tha Hoxha i ftuar në studion e lajmeve të “Report Tv”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here