Presidenti Ilir Meta sapo ka dhënë një deklaratë për mediat lidhur me ecurinë e procesit të Shqipërisë në integrimin në BE por edhe çështjen e vizave. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kryeministrit nga Londra, ku iu ka përgjigjur Metës.
Rama ne nje postim ne Twitter i eshte drejtuar presidentit Ilir Meta duke i thene qe te mos shqetësohesh per rikthimin e vizave, qe sipas tij nuk do te ndodhe, por te shqetesohet per “për vizën i ka vënë figurës së kreut të shtetit”
“Ilir Meta mos shqetësohet për rikthimin e vizave (vizat nuk ka asnjë shans të rikthehen) po të shqetësohet për vizën i ka vënë figurës së kreut të shtetit,duke u bërë pjesë e frontit politik kundër zgjedhjeve dhe kundër drejtësisë!Ky front kundër Shqipërisë do dështojë. Me turp!”, ka shkruar Rama.