“Mos lejoni persona të paautorizuar të …”, Voltana Ademi urdhër kërcënimi gjithë shkollave në Shkodër

0
398

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka urdhëruar me anë të një kërkese drejtuar shkollave, ku i kërkon që të ndalohet përdorimi i tyre si KZAZ apo si qendra votimi.Në shkresën drejtuar shkollave, Ademi thotë se shkollat janë prona në pronësi dhe nën administrim të Bashkisë së Shkodrës dhe nuk mund të merren në dorë nga persona të paautorizuar.

“Meqenëse objekte shkollore janë asete në pronësi të Bashkisë Shkodër dhe administrohen nga Bashkia Shkodër, këto objekte nuk duhen të aksesohen nga persona dhe institucione të pa autorizuara nga Bashkia Shkodër për të hyrë në këto objekte. Nënvizojmë që përgjegjësia juaj është administrimi dhe mirë organizimi i procesit mësimorë dhe jo administrimi i objektit”, shkruhet në kërkesën drejtuar shkollave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here