Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar pas dhunimit dhe djegies me bezinë të KZAZ Nr 3 në Shkodër, duke dënuar fortë dhunën. Përmes një postimi në Twitter, Lleshaj i bën thirrje qytetarëve të distancohen nga ky turp i pamasë siç e quan ai dhunimin e KZAZ-së, ndërsa thekson se dhunuesit nuk do t’i shpëtojnë ligjit. Reagimi i Lleshajt: Përpjekje e turpshme e përfaqësuesve të PD për të djegur një shkollë në Shkodër. Ftoj qytetarët e Shkodrës që të distancohen nga ky turp i pamasë dhe të izolojnë bijtë e dhunës. Asnjë drejtues bashkie nuk mund të mbajë me dhunë dhe me zjarr mandatin që tashmë po mbaron. Nuk ka asnjë mundësi që dhunuesit t’i shpëtojnë ligjit. Pushteti mund të mbahet vetëm me votën e qytetarëve.