Lobimi i PD me para ruse në SHBA, Arben Ristani zbulon pse u paraqit sot në Prokurori pasi Basha refuzoi

0
440

Ish-sekretari i Partisë Demokratike, Arben Ristani është paraqitur sot në Prokurorinë e Kriemve të Rënda sa i përket hetimit për lobimin në SHBA.Katër ditë më parë Prokurorët e çështjes, Ervin Karanxha, Gjergji Tafa dhe Kolë Hysenaj kanë firmosur flet thirrjen për kryetarin demokrat Basha, ish-sekretarin e PD, Arben Risanti si dhe Ilir Dervishin, ekonomist i PD.

Tre prokurorët thanë se pas përfundimit të fazës paraprake të hetimeve që kanë nisur në 2018 gjetën elementë të veprave penale të kryera nga shtetasit Lulzim Basha, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi. 

Sipas prokurorëve mbështetur në hetimet paraprake, Basha, Ristani dhe Dervishi janë tashmë nën hetim.

Pasi doli ai tha për gazetarët se i ishte përgjigjur ftesës pasi së Prokurorisë i thirrur si i pandehur.

“U paraqita me ftesë të prokurorisë duke më marrë në pozicionin e të pandehurit.U kërkova të më njohin me provat e dosjes, dhe nuk ka asnjë provë.Nuk kam asnjë dokumentacion me firmë të nxjerrë nga PD apo zyra ime që të ketë të bëjë me dhënie a marrje pagesash.”- u shpreh ai.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha dhe Ilir Dervishi nuk u paraqiten dje në prokurori duke e konsideruar thirrjen e tyre në shkelje të ligjit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here