Ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Sorcea është shprehur se paketa Moneyaval e miratura dje nga Parlamenti sjell mjete të reja për të luftuar në mënyrë efektive kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit në Shqipëri.
Soreca shprehet se miratimi i kësaj pakete e sjell Shqipërinë më pranë standardeve të BE-së.
‘Shqipërisë i duhet ende të ketë rezultate për rekomandimet e mbetura të Moneyval’, thekson ndër të tjera Soreca.
Ndërkaq, ambasadori thotë se BE i mbështet përpjekjet e Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.