Ndërkohë që burime për gazetën “SOT” bënë të ditura se Izet Haxhia ka kërkuar si dëshmitar kryesor Berishën për vrasjen e Azem Hajdrit, vjen lëvizja tjetër.
Mësohet se në seancën e sotme gjyqësore ish-truproja e Berishës ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë.
Avokati Beqiri ka kërkuar të zbutet masa e sigurisë për Haxhian, pra nga ‘arrest me burg’ në një masë më të butë.
‘Izet Haxhia ka bërë 13 vite paraburgim që konvertohet në 20 vite’, ka thënë avokati në kërkesën e tij.
Ndërkohë gjykata do të japë një vendim lidhur me këtë në seancën e radhës në datë 5 korrik.
Kujtojmë se Haxhia është i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e deputetit të PD, Azem Hajdari, ngjarje kjo e ndodhur në 12 shtator 1998.
Haxhia nëpërmjet avokatit të tij ka paralajmëruar se politika shqiptare në përgjithësi dhe Berisha në veçanti do të tronditen nga sekretet që ai do të nxjerrë.