Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë kryetarin e Gjykatës Administrative të Apelit, Kastriot Selita.
Pas shqyrtimit me hollësi të dosjes së tij, zoti Selia ka dalë i pastër duke hedhur kështu poshtë të gjitha pretendimet në lidhje me figurën e tij dhe duke i dhënë ‘shuplakën’ e fortë opozitës e cila e vuri në qendër të akuzave të pabaza.
Në seancën dëgjimore në datë 13 qershor për Kastriot Selitën u diskutua vendimi i dhënë për Bledar Valikajt, bashkëshortit të deputetes së PS-së, lidhur me padinë e ngritur nga ky i fundit kundër Presidentit të Republikës. Gjithashtu u diskutua dhe shqyrtimi i çështjeve ku palë ka qenë Drejtoria e Tatimeve ku punonte bashkëshortja e tij.
Por, pas shqyrtimit të dosjes në fund komisioni i vettingut ka vendosur që ta konfirmojë në detyrë Selitën, që ka rezultuar i pastër në të tre shtylla e vlerësimit.
Trupa gjykuese e KPK për këtë çështje përbëhej nga Olsi Komici kryesues, Brunilda Bekteshi relatore dhe Lulzim Hamitaj anëtar. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Hans Kijlstra.