Irani thotë se ka çmontuar rrjet spiunazhi të CIA s

0
359

Irani njoftoi sot se ka çmontuar një rrjet spiunazhi në vend, të lidhur me agjencinë qendrore amerikane të inteligjencës dhe se ka arrestuar një numër agjentësh. “Duke ndjekur të dhënat e shërbimeve amerikane të inteligjencës, ne zbuluam disa të rekrutuar nga amerikanët dhe shkatërruam rrjetin e tyre”, thuhej në një deklaratë të ministrisë së inteligjencës, të përcjellë nga agjencia shtetërore IRNA. Në të shtohej se ishin arrestuar disa anëtarë të rrjetit të CIAs ndërsa për të tjerë po kryheshin veprimet hetimore. Agjencia e quante zhvillimin një “goditje të gjithanshme” ndaj inteligjencës së SHBA, të cilën Teherani e kishte kryer në bashkëpunim me aleatët e tij të huaj, pa përmendur shtete të veçanta. Burimet e agjencisë nuk specifikonin se sa agjentë ishin arrestuar apo nëse ata operonin vetëm nga Irani. Në programin e transmetuar sot, jepeshin detaje për një operacion të ngjashëm të kryer nga Teherani në 2013 për çmontimin e një tjetër rrjeti të CIA. Tensionet mes Uashingtonit e Teheran kanë qenë në përshkallëzim javët e fundit pas tërheqjes së SHBA nga marrëveshja ndërkombëtare bërthamore me Teheranin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here