Gjyqtarja e Durrësit përballë KPK, komisionerët e vetingut i gjejnë probleme me pasurinë

0
423

Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Durrësit, Klodiana Veizi doli dje para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Gjatë seancës trupa gjykuese vuri në dukje problemet që kishte gjetur me pasurinë e saj. Si fillim, trupa gjykuese ngriti dyshime për një apartament ku jeton subjekti i rivlerësimit, por që në fakt ishte në pronësi të vjehrrës së saj. Duke e konsideruar vjehrrën si një person të lidhur me subjektin e rivlerësimit, KPK i kërkoi sqarime Veizit se nga i kishte gjetur të ardhurat vjehrra për të blerë apartamentin në fjalë. Gjyqtarja i kishte depozituar sqarimet në fillim të seancës. Ndërsa gjatë seancës ajo deklaroi se vjehrra e saj nuk i mban mend të gjitha detajet.“Bëhet fjalë për pasuri të krijuar në vitin 1999-2001, para se unë ta njihja Anën (vjehrrën), para se unë të martohesha me djalin e saj dhe para se të filloja punë si gjykatëse”, tha ndër të tjera Veizi. Asaj iu kërkua të shpjegonte lëvizjet në llogaritë bankare të të shoqit të shumave të parave që sipas vetëdeklarimit i përkisnin nënës së këtij të fundit dhe ishin përfituar prej një kompensimi. Sipas KPK, kishte rezultuar se paratë 2.1 milion lekë dhe rreth 18 mijë dollarë ishin pjesë e një kompensimi që kishte marrë vjehrra e subjektit për përdorimin e pronës së saj për punë publike. Vëzhguesi Theo Jacobs pyeti Veizin për arsyet pse paratë ndodheshin në llogaritë e të shoqit edhe pse ato nuk ishin dhuruar apo ndarë nga nëna për fëmijët. Gjyqtarja sqaroi se bëhej fjalë për një marrëdhënie familjare. Gjithashtu, trupa gjykuese u shpreh se Klodiana Veizit i janë gjetur disa asete të padeklaruara në kohë pranë ILDKP. Tek këto asete bëjnë pjesë një llogari bankare në emër të djalit të saj dhe ndryshimet në llogarinë e pagës. Po ashtu, KPK ngriti dyshime për një makinë që ishte në emër të bashkëshortit të kunatës, por që përdorej prej saj dhe të shoqit prej kohësh. Sipas KPK, kjo pasuri mund të mos jetë deklaruar. Nga ana tjetër, asaj i janë gjetur probleme edhe me aftësitë profesionale. Duke lexuar denoncimet e qytetarëve ndaj gjyqtares së Durrësit, trupa gjykuese u shpreh se ishin gjetur vonesa në zbardhjen e vendimeve. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here