Gazetari britanik pyet komisionerin e Zgjerimit për përgjimet e “Bild” në Shqipëri, Hahn jep përgjijgen që nuk pritej

0
427

Gjatë konferencës së tij për shtyp, komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn, është pyetur nga një gazetar britanik për situatën politike të krijuar në Shqipëri dhe për përgjimet e gazetës gjermane “Bild”.

“Doja të pyesja komisionerin Hahn lidhur me shqetësimet për disa zhvillime të fundit në Shqipëri.P’sh kriza e fundit politike, si dhe disa akuza të publikuara nga gazeta Bild që flasin për lidhjen mes krimit të organizuar dhe zyrtarëve të qeverisë. Faleminderit”, tha gazetari britanik.

Por Hahn iu përgjigj, se ajo që ka bërë Shqipëria, sidomos me reformën në drejtësi, është e paprecedentë.

“Ajo që unë përherë përpiqem të sqaroj, anëtarët e BE-së kanë një nivel të lartë në përgatitjen e raporteve.

Ju sigurisht mund të shihni sot Shqipërinë, dhe mund të jeni i shqetësuar për situatën politike atje, teksa po afrohen zgjedhjet lokale.

Shqipëria ka një marrëveshje me BE-në, që ka vendosur 5 prioritete kryesore që Shqipëria duhet t’i plotësonte.

Dhe sipas nesh ajo i ka plotësuar kushtet, dhe në veçanti në fushën e reformës në drejtësi.

Ata kanë bërë një reformë të paprecedentë në sistemin e drejtësisë”, iu përgjigj Hahn, gazetarit britanik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here