Ndonëse fati i 30 qershorit është ende i paqartë, fushata zgjedhore vazhdon.
Kandidati i Bindja Demokratike për bashkinë e Tiranës, Arben Skënderi ka zhvilluar një takim me banorët e Laprakës në kryeqytet.
“Duket se pas takimeve të shumta me qytetarët e Tiranës, nuk jam më njësoj i surprizuar nga neglizhenca e një institucioni jetik ndaj qytetarëve, por jam shumë i indinjuar të shoh se si premtimet e ujësjellësave modernë kanë mbetur ende te pompat e vjetra të ujit, rrugët janë ende plot gropa dhe shkollat e reja janë akoma plan-projekte”, shkruan Skënderi.
Komenti i plotë:
Nga Lapraka, një lagje e vjetër e Tiranës, me po aq probleme të trashëguara ndër vite të cilat jo vetëm që nuk i zgjidh askush, por as nuk i dëgjojnë. Zaptimi i hapësirave publike, problemet me infrastrukturën dhe mbi të gjitha problemet e orareve të ujit janë vetëm disa nga shqetësimet e banorëve. Megjithatë duket se pas takimeve të shumta me qytetarët e Tiranës, nuk jam më njësoj i surprizuar nga neglizhenca e një institucioni jetik ndaj qytetarëve, por jam shumë i indinjuar të shoh se si premtimet e ujësjellësave modernë kanë mbetur ende te pompat e vjetëra të ujit, rrugët janë ende plot gropa dhe shkollat e reja janë akoma plan-projekte. Problemet me legalizimet vazhdojnë ti mundojnë banorët e Laprakës edhe pse kjo çështje meriton vëmendje të veçantë, për rëndësinë që ka për qytetarët. Menca për të cilën u premtua se do ti vinte në shërbim një komuniteti prej 180 banorësh nuk u bë realitet, ndaj nevojtarët duhet të shkojnë në Babru për tu ushqyer. Të gjithë jemi të bindur se Tirana ka nevojë për një tjetër administrim!
#VotoBindjenTende
#PerTiraneneVlerave
#ArbenSkenderi