“Është një tjetër më e rëndë me numrin 978”, Artan Hoxha lëshon ‘bombën’, tregon për dosjen e panjohur me përgjime që pritet të dalë

0
325

Gazetari i njohur Artan Hoxha ka deklaruar se ka ende mijëra përgjime të pazbuluara të vendosura në 64 CD.

I ftuar në studion e lajmeve në Report Tv, Hoxha theksoi se ekziston edhe një dosje tjetër edhe më e rëndë me numrin 978, përgjimet e të cilës janë asgjësuar.

‘Ka 64 CD që nuk janë prekur akoma, përgjimet janë indicie, kemi edhe skuadra që kanë bërë përgjim ambiental.Kemi me mijëra përgjime dhe ka plot dosje të tjera. 978 është dosje tjetër e cila është më e rëndë dhe të gjithë ato përgjime janë asgjësuar.

Sot kemi parë një situatë të rëndë në Tropojë, Kamëz, Shkodër, Lezhë, në Vaun e Dejës. Kemi 27 bashki që i ka  PD-LSI dhe  34 bashki që i ka PS. Nesër përshembull çohen 34 kryetar bashkie të PS dhe thonë që duam zgjedhje, krijohet një amulli’, tha gazetari Artan Hoxha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here