Çfarë po ndodh në Shkodër? Voltana Ademi me deklaratë të jashtëzakonshme: Përplasje të forta, kam komunikuar me shefin e komisariatit

0
321

Pas përplasjeve të sotme mes punonjësve të bashkisë dhe policisë së shtetit, kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi ka dalë në një konferencë për shtyp.

Ademi i ka kërkuar Policisë së Shtetit të zbatojnë ligjin për lirimin e KZAZ-ve. Sipas saj persona të paidentifikuar kanë tentuar mëngjesin e sotëm të shpërthejnë derën e KZAZ-së numër 2 në Shkodër.

Kryebashkiakja u shpreh se ka komunikuar me shefin e komisariatit të Shkodrës, ndërsa i bëri thirrje Kryeministrit Rama se nuk do ia dalë me Shkodrën.

Pjesë nga fjala e Ademit:

Si kryetare e bashkisë kam detyrimin ligjor të bëj gjithçka për kontrollin e territorit të bashkisë.

Çdo akt që persona me uniformën e policisë kryejnë kundër punonjësve, do të marrë përgjigjen e duhur. Sot persona të paidentifikuar kanë tentuar të shpërthejnë derën e pallatit të sportit por nuk ia kanë dalë pas ndërhyrjes së policisë bashkiake. Edi Rama mund t’ia ketë dalë me çdo lloj makinecionesh, të uzurpojë institucionet por nuk do ia dalë të asgjësojë Shkodrën.

Në dy KZAZ persona të paidentifikuar kanë hyrë me urdhër të policisë. Kërkesa ime është larg dhunës. Ato nuk janë në funksion të një procesi farsë. Unë po kërkoj që gjithësecili të ruajë qetësinë.

Kam pasur një komunikim me shefin e komisariatit.  Deri më tani nuk ka asnjë zbatim.  

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here