Gazetari Artan Hoxha ka komentuar ka folur sërish për daljen e përgjimeve nga “Bild”, për blerjet e votave në zgjedhjet e 2016 në qytetin e Dibrës. Hoxha është shprehur se dalja e këtyre përgjimeve në një gazetë të huaj është një dëm për Shqipërinë dhe imazhin e saj. Hoxha propozoi hetimet nga prokuroria dhe shkuarjen në zgjedhje për të mbyllur këtë çështje të rëndë. “Çdo media e huaj po t’i nxirrte këto përgjime, është një problem i madh për Shqipërinë. Po ta shihni, shkrimi shoqërues me përgjimet, i drejtohet lexuesit të huaj evropian dhe kjo ndikon në imazhin e vendit.Kemi të bëjmë me një dosje elektorale. Kodi Penal parashikon që krimi elektoral konsumohet para, gjatë ditës së zgjedhjeve dhe gjatë numërimit të votave. Pas tre vjetësh, ti se ke mundësinë ta kapësh krimin në flagrancë.Brenda 3 ditësh janë regjistruar me mijëra biseda. Jemi para faktit se si zgjidhet kjo çështje: ose heton Prokuroria, ose shkohet në zgjedhje dhe ka një faturë politike me votat e popullit. Që të të ndëshkojë populli duhet të ketë zgjedhje”, ka thënë Hoxha.
Home Aktualitet “Brenda 3 ditësh janë regjistruar me mijëra telefonata”, Artan Hoxha bën paralajmërimin...