Gjykata e Apelit e ka pranuar kërkesën e Blerim Shullazit për largimin e gjyqtares Saida Dollani nga trupa gjykuese e bandës Shullazi.
Ndërkohë një tjetër anëtar i këtij grupi, Gilmando Dani, i ka kujtuar gjyqtares Albana Boksi për t’u tërhequr nga gjykimi në çështjen “Shullazi”, pasi sipas tij ajo ka gjykuar çështjen “Vollga” në Durrës.
“Shumë gjyqtarë para teje janë tërhequr në këtë çështje, bëni mirë që edhe ju të tërhiqeni nga kjo çështje“, është drejtuar Dani gjyqtares në formë të hapur kërcënimi.
Gjyqtarja Boksi, e cila tashmë është kryesuese në këtë proces, është shprehur: Faleminderit për paralajmërimin.