Gazetari Peter Tiede i është përgjigjur sërish kryeministrit Edi Rama, që i kërkoi Prokurorisë së Krimeve të Rënda të vijojë hetimet për Dosjen 184. Në një postim në ‘Facebook’, Tiede thotë se Edi Rama komandon institucionet e drejtësisë, prandaj nuk është hetuar deri më sot.
“Tani Rama i kërkon prokurorit që të hetojë. Meqë ai është në Londër tani, Rama duhet të marrë një mësim atje, siç është me prokurorët e pavarur dhe gjykatat reale, funksionale”, shkruan Tiede.
Në përgjimet e publikuara nga Bild, dëgjohej Rama teksa i kërkonte llogari një drejtuesit në Ministrinë e Brendshme për votat në Dibër.