Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar shoqërimin e detyrueshëm të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Kjo pasi ai nuk ka shkuar në prokurori siç ishte thirrur pak ditë më parë. Raportohet se për shkak te situatës së rënduar politike po mbahet një mbledhje e jashtëzakonshme nga Kryesia e FRPD-së . Burimet bëjnë me dije se po diskutohet për protestën e radhës kombëtare të datës 21 qershor si dhe për përgjimet e publikuara nga gazeta më e madhe europiane” BILD.