Deputetja Rudina Hajdari ka reaguar përmes një statusi për situatën e tensionuar politike në vend. Ajo ka pubikuar një analizë nga “US News” me titull “Shqipëria nuk duhet të tolerojë demokracinë e negociuar për shkak të dhunës”. Kjo vjen pak pasi zëvendës ndihmësi i sekretarit të shtetit të SHBA, Matthew Palmer, u bëri thirrje liderëve të dy ish partive opozitare të Shqipërisë për të ndalur protestat e tyre të dhunshme kundër kryeministrit Edi Rama. “Mjaftueshëm është mjaftueshëm. Nuk mund të rri në heshtje për politikën e këtij vendi, kështu media amerikane ishin të lumtur të botonin këtë analizë politike e cila tregon të vërtetën e shëmtuar për të gjitha anët”- shkruan Hajdari.