Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në Twitter, duke i9 nxjerr ‘blof’ përgjimet e “Bild”. Sipas Ramës, drejtori Arben Keshi nuk ka qenë në polici asokohe sikurse del nga përgjimet.
Kryeministri është i bindur ky është një skandal i inskenuar nga Sali Berisha.
‘Çfarë mjerimi dhe çfarë përpjekje e dëshpëruar për manipulimin e njerëzve dhe nxirjen e Shqipërisë!Çfarë gënjeshtre:AK s’ka punuar në polici asokohe dhe ka qenë denbabaden kandidat komune në Maqellarë. E konfirmoj këtë bisedë dhe do e bëja prapë njësoj!Kush ka veshë le të dëgjojë.Ky është i gjithi një skandal i turpshëm,i gatuar nga shërbëtori famëkeq i Saliut në prokurori+një birbo tjetër që doli cullak nga Vetingu, të cilët jo vetëm kanë shkelur ligjin për sekretin hetimor, duke i përdorur përgjimet për shantazhe e lojë politike, po s’kanë hetuar asgje!”, shkruan Rama në Twitter.