“Nëse në Tiranë ndodhin trazira, ato kanë sponsor Rusinë”, eksperti ndërkombëtar lëshon thirrjen e fortë dhe zbulon skenarë të rinj

    0
    366

    Janusz Bugajski, ekspert për Ballkanin në Qendrën për Analiza të Politikës Evropiane (CEPA) me seli në Uashington, në një intervistë të botuar në Angjecinë e lajmeve Iliria me titull: Trazirat nëse ndodhin, kanë sponsor Rusinë, thotë se: “Rusia do të jetë përfituesi kryesor ndërkombëtar nëse Shqipëria do të përfshihej nga konfliktet e brendshme dhe paqëndrueshmëria.”

    “Kur institucionet dobësohen, ligji dhe rendi prishen” – shkruan Bugajski, “fraksionet politike në konflikt bëhen më të hapura ndaj ndihmës së të huajve dhe Rusisë ka mundësinë të rrisë ndikimin e saj. Nga pikëpamja propagandistike dhe e dezinformimit, Rusia do ta përshkruajë dhunën politike ose rënien institucionale në Shqipëri, si një dështim tjetër të Perëndimit. Nëse një Shqipëri vendosmërisht pro-amerikane nuk mund të garantojë siguri dhe stabilitet, atëherë mund të thuhet se asnjë vend nuk mund të mbështetet te Uashington si te një mik dhe aleat i ngushtë”

    Po sipas Bugajskit, “paqendrueshmeria politike dhe trazitat e dhunshme, që gjenerojnë një Shqipëri të paqëndrueshme, do ta ndihmonin Moskën edhe për të destabilizuar dhe delegjitimizuar Kosovën si një shtet të pavarur.

    Duke u thelluar në analizën e tij, ekspert për Ballkanin në Qendrën për Analiza të Politikës Evropiane, e sheh ndikimin e situatës së paqëndrushme në Shqiperi, si shkak edhe për destabilizimin e Rajonit. Sipas Bugajskit, “ Kriza në Shqipëri do të përdorej nga Moska edhe për të destabilizuar Maqedoninë e Veriut si dhe mund të ‘eksportohet’ edhe në Mal të Zi, pasi Putini mund të kërkojë të hakmerret për grushtin e dështuar të shtetit të orkestruar nga ai kundër qeverisë pro-perëndimore në tetor 2016.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here