Kjo kërkesë tij u pa si një hap i parë drejt një veprimi tjetër të mundshëm, atij të shpërndarjes së parlamentit. Megjithatë pritet të shihet se çdo të ndodhë më tej, pas përgjigjes zyrtare që Presidenti mori sot nga KQZ.
122 deputetë ka në Kuvendin e Shqipërisë. Këtë përgjigje i ka kthyer zyrtarisht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve Presidentit Ilir Meta, i cili në deklaratat e tij pas anulimit të zgjedhjeve të 30 qershorit e ka quajtur ilegjitim Kuvendin.
Ai çoi kërkesë KQZ-së për të ditur sa deputetë ka aktualisht Kuvendi, duke ditur shumë mirë se numri 140 nuk është plotësuar për shkak të shterimit të listave të kandidatëve pas djegies në bllok të mandateve nga deputetët e PD-së dhe LSI-së.








































