Google search engine
Home Aktualitet Hapja e negociatave për Shqipërinë, komisioneri Hahn del me mesazh të fortë:...

Hapja e negociatave për Shqipërinë, komisioneri Hahn del me mesazh të fortë: Çdo gjë do të vendoset në rrezik…

0
356
Johannes Hahn, Member of the EC in charge of Regional Policy

Komisioneri për zgjerimin i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, pasi mbërriti në Luksemburg për mbledhjen e Këshillit të Punëve të Jashtme ka folur për gazetarët në lidhje me çështjen e çeljes së negociatave të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE.

Në fjalën e tij, ai ka thënë se nëse vendi i cili ka investuar në perspektivën evropiane, nuk do shpërblehet, atëherë do humbasë përgjegjshmëria dhe besueshmëria e BE.

Hahn tha:

“Mesazhi im për këdo është që të kuptojnë se situata rajonale ka nevojë për një farë perspektive. Një vend ka investuar në mënyrë të jashtëzakonshme në perspektivën evropiane dhe lidershipi i tyre ka treguar kurajë. Nëse kjo gjë nuk do të shpërblehet, ne nuk humbasin vetëm përgjegjshmërinë tonë, por edhe besueshmërinë. Pra çdo gjë që kemi investuar me sukses në muajt e fundit do të vendoset në rrezik nëse ne nuk i qëndrojmë besnik premtimeve tona”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here