Doli në përgjimet e “Bild” teksa fliste me Ramën dhe ministrat, kush është Arben Keshi dhe roli i tij kyç

0
366

Përgjimet e reja nga dosja “339” të publikuara sot në gazetën gjermane “Bild”, janë të fokusuara në bisedat e zyrtarëve, ministrave dhe drejtorëve socialistë, të angazhuar në procesin zgjedhor të vitit 2017.

Por në të 16-përgjimet, është i njëjti person që flet në telefon me zyrtarë të ndryshëm. Bëhet fjalë për Arben Keshin, i identifikuar nga gazeta gjermane si zyrtar në Ministrinë e Brendshme, që gjatë asaj periudhe ka mbajtur postin e drejtorit të Qendrës së Mbyllur për të Huajt e parregullt në Republikën e Shqipërisë.

Keshi flet në telefon me kryeministrin Edi Rama, në bisedën e përgjuar që flitet me terma të përgjithshëm. Por më pas Keshi telefonon disa persona, nga drejtorë arsimi, te mësues, me votues, me ish ministrin Damian Gjiknuri dhe persona të tjerë. Në disa prej bisedave ku Keshi flet me votues, diskutohen edhe shifra parash për votat e siguruara në favor të PS-së.

Lidhur me bisedën ka reaguar edhe vetë kryeministri Edi Rama, i cili thotë se Keshi s’ka punuar kurrë në Polici.

“AK s’ka punuar në polici asokohe dhe ka qenë denbabaden kandidat komune në Maqellarë.E konfirmoj këtë bisedë dhe do e bëja prapë njësoj!Kush ka veshë le të dëgjojë”, shprehet Rama.

Rreth tre vite më parë, Partia Demokratike e denoncoi Arben Keshin së bashku me socialistë të tjerë te Prokuroria e Krimeve të Rënda. PD pretendonte se Keshi dhe persona të tjerë po bashkëpunonin në Dibër me një grup kriminal për llogari të kandidatit socialist Muharrem Rama.

Në denoncimin e PD-së, për Keshin shkruhej “se kryente veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së parave në këmbim të votës në zonën e Maqellarës”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here