Google search engine
Home Aktualitet Del përgjimi i dytë/ “Isha në Ndroq me shefin e madh, më...

Del përgjimi i dytë/ “Isha në Ndroq me shefin e madh, më foli me superlative për ty”, deputeti i PS në telefon me drejtorin e MB: I ke pikët maksimale

0
432

Gazeta gjermane BILD ka publikuar përgjimin e dytë, ky drejtori i Ministrisë së Brendshme, Arben Keshi flet me ish-deputetin e PS-së, Artan Gaçi, i cili është dhe bashkëshorti i ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Gjatë bisedës, Gaçi vlerëson drejtorin e ministrisë së Brendshme, ndërkohë që i thotë se shefi i madh ka folur me superlativa për punën e tij.


Sipas Gaçit, kryeministri i ka thënë se e ka “kopsitur” zonën e Maqellarës.

Përgjimi nr.2. Artan Gaçi dhe Arben Keshi

Arben Keshi: Mirëmëngjesi.

Artan Gaçi: Mirëmëngjesi, si kalove?

Arben Keshi: Si kalove ti?

Artan Gaçi: Mirë ja ishim në Ndroq me shefin e madh. Edhe me superlativa foli për ty.

Arben Keshi: Faleminderit.

Artan Gaçi: Nga ai, nga ai. Nga unë po e po.

Arben Keshi: Qesh

Artan Gaçi: Ai më tregoi dhe historinë e 2011-ës. E të gjitha. I ke pikët maksimale.

Arben Keshi: Ishallah kthehen në realitet mos të ngela këtu, u bënë tre vjet.

Artan Gaçi: Jo, jo. Vlerësim të jashtëzakonshëm. Të gjithë Maqëllarën e ka nga ty. E ka kopsit e ka bërë… Edhe në 2011 fitoi, por ashtu ndodhën ça kut.

Është merita e bënit thash.

Arben Keshi: Faleminderit.

Artan Gaçi: Desha me ta thënë.. Kur të vish në Tiranë lidhemi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here