Është shoqëruar me tension dhe përplasje fizike kërkesa e kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi për lirimin e KZAZ-ve, në zbatim të dekretit të presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Siç duket në video, policia ka tentuar të hyjë në KZAZ nr.2 në Pallatin e Sportit në Shkodër, për të përgatitur infrastrukturën për zgjedhjet lokale të 30 qershorit,pavarësisht dekretit të presidentit, ndërsa përfaqësues të PD nuk i kanë lejuar. Për këtë arsye, mes tyre ka patur veç debateve, edhe përplasje fizike.








































