Ditën e djeshme u lirua nga burgu, reperi i njohur Arkimed Lushaj (Stresi).
Gjykata e Tiranës ka liruar me kusht Stresin pas 8 muajsh burgim.
Ndërkohë në rrjet po qarkullon video e momentit kur Stresi lë qelinë.
Dhjetëra fansa dhe disa makina luksoze kanë pritur reperin duke e përshëndetur e përqafuar.
Përveç fansave dhe shokëve të tij, ishte edhe i ati Sali Lushaj i cili e përqafon të birin pas daljes nga qelia.
Reperi akuzohet për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal dhe për trafik droge.
Kujtojmë se Stresi u arrestua më 17 tetor të vitit 2018, pasi u kap me armë zjarri dhe kokainë në një hotel në Linzë së bashku me një femër.