Grabitja spektakolare në Rinas, arrestohet personi që ndihmoi autorët nga brenda aeroportit/ Kush ishte ‘spiuni’ që vëzhgoi oraret dhe lëvizjet?

0
418

Një tjetër person është arrestuar lidhur me grabitjen e bujshme të Rinasit.

Dyshohet se personi i arrestuar, është një pjesëtar i stafit në zonën ku përpunohen mallrat dhe lekët e bankave.

Prokurorët e kësaj dosjeje prej katër ditësh janë duke marrë në pyetje pjesëtarë të stafit në aeroport dhe kompanisë së sigurisë në aeroport (ICTS). Operacioni i nisur që nga pasditja e të premtes vijon edhe ditën e sotme.

Nga ky hetim është zbuluar edhe përfshirja e personave të tjerë të cilët tashmë janë shpallur në kërkim.

Kujtojmë se në grabitjen e ndodhur në Rinas në datën 9 prill u morën  prej 6 milion euro milionë euro.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, mbeti i vrarë Admir Murataj i cili dyshohet se ishte edhe organizatori i kësaj grabitje.

Deri më tani policia ka vënë në pranga 6 persona të dyshuar si të përfshirë në grabitje, Ragip Hajdini, Elton Pikli, Alkond Bengasi, Renaldo Sulaj, Oltjan Veseli dhe Saimir Cela dhe janë shpallur në kërkim Klement  dhe Eldi Çala.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here