Policia e Shtetit doli me një njoftim zyrtar ditën e sotme për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Rinas, ku u grabitën një shumë e konsiderueshme parash. Policia njoftoi identifikimin e personit që ka ndihmuar autorët si dhe gjetja e një pjesë të parave që u grabitën në Rinas nga Admir Murataj dhe Klement Çala.
Gjatë arrestimit të punonjësit të Rinasit Hasan Kanaçi, i cili dha informacionin për lëvizjen e blindave, janë gjetur edhe një sasi e konsiderueshme monetare në euro, paund, dollarë dhe lek.
“Sekuestrohen sasi të konsiderueshme vlerash monetare në valutë (euro, paund, dollarë) dhe në lekë”, – tha policia në një njoftim për mediat.
Policia nuk thotë ende sa është shuma e parave të gjetura, apo ku ishin fshehur ato, pasi pret që të zbulojë edhe persona të tjerë që kanë bashkëpunuar për grabitjen në Rinas.










































