Në fjalën e saj nga foltorja e parlamentit, kryetarja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari është ndalur të komentojnë zhdekretin e presidentit, Meta, sipas së cilës nuk e kishte parë kurrë që një gjë e tillë të ndodhte. Sipas saj, argumentet e presidentit, më konkretisht te deklarata e tij se kishte informacione që protesta e opozitës do të agravonte, nuk qëndrojnë.
“S’e kam dëgjuar që presidenti të zhdekretoj dekretin e tij. I kam dëgjuar këto aktet patriotike, nuk mund të më thotë presidenti që jam më patriotik se ty, prandaj e bën këtë akt. Duhet të kuptoj thelbin. Nëse e komentojmë në mënyrë juridike. Presidentit mund t’i thonë që kriminaliteti është rritur, atëherë presidenti mund të rikthejë dënimin me vdekje. Mund ta thotë kështu. Kshu behët kjo punë, u shpreh Hajdari.