Në një konferencë me gazetarët Basha tha se qytetarët duhet të heqin dorë nga çdo iluzion se do të ketë një zgjidhje dhe se e vetmja mënyrë për të ndalur grushtin e shtetit është bashkimi popullor.I pytur nga gazetarët rreth Ilir Metës për zgjedhjen e krizës ai u shpreh se ai nuk mund ta bëjë këtë përmes akteve të Presidentit të Republikës ” Unë nuk i kam kërkuar dhe nuk i kërkoj asgjë Presidentit të Republikës, sepse nuk besoj se zgjidhja e kësaj krize vjen përmes akteve të Presidentit të Republikës. Edi Rama ka faktuar se nuk do tia dijë për Kushtetutën, Gjykatat, drejtësinë dhe as për miqtë ndërkombëtarë. Sepse është njeri i kapur në krim dhe i kapur nga krimi.”- tha Basha.
Home Aktualitet “S’besoj se Meta zgjidh krizën”, çfarë po paralajmëron Lulzim Basha pas rezolutës...








































